Vijon operacioni antikanabis në Dukagjin (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Në vijim të operacionit në Qarkun e Shkodrës, policia ka bërë identifikimin dhe asgjesimin e 1350 bimë të dyshuara cannabis sattiva. Bima e dyshuar u gjet në një zontë të pyllëzuar, tepër të thepisur, me rrugë shumë të ngushta dhe të rrezikshme për t'u kaluar, faktor të cilët rritën ndjeshëm vështirësinë e depërtimit të forcave policore për në vendin e ngjarjes, në një udhëtim që zgjati në vetëm në njërin kah të lëvizjes mbi 4 orë.

Lëvizja e forcave policore u bë nga Lumi i Kirit, nëpërmjet Malit Maranai për tek lugina e Përroit të Cutit. Pasi u bë krehja e gjithë kësaj zonë nga policia u bë e mundur gjetja e 1350 bimëve të dyshuara cannabis sativa, si dhe u konstatuan dy stane, pranë të cilëve ishin ndërtuar dy sera, të dyshuara se përdoreshin për tharje të bimës narkotike.

Bima narkotike e konstatuar në këtë zonë ishte nga 1 metër deri në 2 metra e gjysëm e gjatë. Këto bimë u gjetën të kultivuara në 5 parcela, ndërkohë që për ujitjen e tyre uji transportohej me tuda plastike rreth 1 km larg.

Ndërkohë, në zonën e Dukagjinit, kanë operuar edhe disa grupe të tjera të ngarkuara me detyra për identifikimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike në Komunën Shllak dhe Temal. Në përfundim të këtyre operacioneve nga ana e këtyre forcave u bë i mundur asgjesimi i 3615 bimëve të dyshuara cannabis sativa, të kultivuara në 18 parcela.

Në këtë ditë të operacionit u angazhuan 150 forca policore operuese, 21 automjete si dhe 3 skafe. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori