Vijon furtuna në polici, kush është drejtori që u shkarkua sot
Vijojnë lëvizjet në Policinë e Shtetit. Mësohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka firmosur jo pak, por plot 10 lëvizje në Policinë e Tiranës dhe drejtoritë e rretheve.

Ndryshimet kanë prekur edhe Durrësin ku është larguar Alfred Çepe nga detyra e drejtorit të policisë dhe në vend të tij është emëruar Ylli Doda.

Pa shkarkimit të Kastriot Skënderajt si drejtor i Policisë së Tiranës, lëvizjet vijojnë edhe në komisariate. Kështu burimet saktësojnë se shef i komisaratit nr. 3 në Tiranë është emëruar Edmond Meshini, shkruan Mapo.

Pas Durrësit, në rrethe lëvizje ka edhe në policinë e Rrëshenit ku Alfred Cenaj është emëruar shef komisariati.
Shtuar më 04/04/2019, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori