Sot u përgjysmua numri i autobuzave në Tiranë, reagon për herë të parë bashkia

Ditën e sotme, përfaqësuesit e Unionit të Transportit Publik lajmëruan se janë të detyruar të operojnë në Tiranë me gjysmen e kapacitetit të autobuzave.

Pas këtij njoftimi që pritet të ndikojë shumë në jetën e qytetarëve të Tiranë, ka reaguar për herë të para Bashkia e Tiranës.

Duke mos cilësuar nëse është darkord apo jo me këte vendim, bashkia bën me dije se po e ndjek situatën në pritje të masave sipas kontratës së lidhur me operatorët.

Reagimi i Bashkisë së Tiranës pas njoftimit nga përfaqësuesit e Transportit Publik:

“Bashkia po e ndjek situatën dhe po merr masat përkatëse, konform kontratës me operatorët e transportit…” /albeu.com/