Lamtumirë Vaçe Zela (FOTO-LAJM)

Update- Amaneti i Vaçe Zelës u vu në vend. Ikona e këngës shqiptare do të prehet në Atdhe. Me muzikë e karafila të bardhë, e mbuluar nga flamuri kuq e zi, trupi i saj mori rrugën drejt banesës së fundit, në varrezat e Sharres.

Personalite të artit dhe të kulturës, deputetë dhe poltikanë nderuan më fjalën e tyre këngëtaren që bëri epokë më këngën e saj në Shqipëri. Homazhet në nderim të Artistes së Madhe nisën në orën 10:00 në Teatrin e Operas dhe Baletit. Disa qindra qytetarët morën pjesë në homazhe që nisën paraditen e së shtunës, kur një qiell gri kishte mbuluar Tiranën, ndërsa buqetat me lule dhe fotografinë e këngëtares së madhe e cila kishte mbuluar ballinën e hollit të institucionit më të madh të muzikës në vend, aty ku ajo interpretoi këngët epokë të saj. Kryeministri Edi Rama me bashkëshorten e tij, Linda, Kryetari i Kuvendit te Shqipërisë, Ilir Meta, deputete të Kuvendit të Shqipërisë, personalitete të botës së artit dhe të kulturës kanë vendosur kurora me lule pranë fotos së mitit të këngës shqipe.


12:10- Homazhet për ikonen e muzikës shqiptare Vaçe Zela kanë nisur këtë të shtunë mes tingujve të kengeve të saj dhe rrefimeve të bashkepunetoreve në muzike e këngë. Nga skena e Teatrit Kombetar te Operas e Baletit, kolege, kengetare, muzikante, kompozitore, kane ndare me te pranishmit detaje dhe pershtypje te koheve te kaluara bashke.

Para arkemortit është perulur kreu i qeverise, Rama, shoqeruar nga zonja e tij, kryeparlamentari Meta; kreu i opozites, Basha; ish kryeministri Berisha, krere te shtetit e politikes, ambasadore e perfaqesues te trupit diplmatik. Te gjithe pas homazheve kane lene edhe mesazhet e rastit ne bllokun e shenimeve.


Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama u shpreh se edhe të rinjte që deri dje skishin degjuar gje per te prej 48 oresh lene shenimet e tyre ne rrjetet sociale.


"Kur kendonte ajo bota ishte bardhe e zi, edhe ekrani ishte bardhe e zi, dhe i vetmi rrjet qe lidhte figuren me zerin e saj me kete vend ishte rrjeti i nje propagande bardhe e zi, kengetaret visheshin kriheshin e rrinin njesoj para mikrofonit e ia linin radhen njeri tjetrit kur hapat ishin thuajse njesoj, ne duartokitje thuajse njesoj per koncerte e kongrese. Lajmi per ikjen e saj me coi pas, ne kuzhinen e vogel afer kendit te bukes, ku ne dollapin e bardhe qendronte Tv iliria dhe ne ulur ne te njejtat vende ndiqnim festivalin e kenges qe cdo dite dukej i njejti qe perseritej me pushken kazmen, e celesin sol qe nderronin vetem vend e madhesi ne sfond. Me orkestren qe dukej se nuk kishte levizur nga vendi qysh nga viti i meparshem. Njehere, dyhere, tre here, shtate here, here te tjera ne gjatesine e nje femijerie shume me te gjate e ndoqa edhe une te gjithe ate ritual te paimagjinueshem per femijet e sotem. e ndoqa duke pritur cdo vit e me shume vetem per ato pak minuta mes oresh te tera kur ne skene hyne ajo, me floket e derdhur jashte normes se ngurte te kohes portretin epangjashem me asgje, buzeqeshjen qe mbulonte gjithe ekranin, shikimin qe paralajmeronte dicka tjeter, qe pa e rrezuar normen, elektrizonte ajrin e kuzhines sone, ishte nje ze qe ne nje kohe tjeter, ne te tjera skena, me te tjera tekste e melodi do kishte elektrizuar qiellin ebotes, po ndezi nje yll magjepses ne qiellin tone te kycur brenda nesh. Vace Zela iku nga mesi yne kur ra perandoria e bardhe e zise dhe e la kycur zerin e saj ketu ne rrethin e kujteses osne bardhe e zi, pa u kthyer ne skenen e re te jetes sone per te na kerkuar shperblim, nder apo vemendje per minutat e pacmueshme qe na beri te jetojme dhe ja tani na dergoi befas thjesht lajmin e vdekjes, mu si nje katroline te nje dashurie te pathene kurre deri ne fund. Nuk ka vdekur, iku perfare nga kjo bote pasi kohe me pare iku perfare nga ky vend. Faleminderit qe ekzistove atehere kur ekzistenca ishte e ngrire, e kur zeri yt na tregonte fshehttas mrekulline e jashtezakonshme te te jetuarit" u shpreh Rama.

11:12- Vijojnë homazhet për nder të ikonës së këngës shqiptare Vaçe Zela, e cila ndërroi jetë në Zvicër pas një sëmundjeje të gjatë. Familjarë, miq, kolegë, personaliste të politikës dhe të artit po bëjnë homazhe në nderim të artistes.

Homazhet po zhvillohen në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit ndërsanë sallën e TOB po mbahet një ceremoni homazh ku personalitete të artit dhe kulturës rrëfejnë kujtimet e tyre për Vaçe Zelën.
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka mbajtur edhe një fjalim homazh për nder të ikonës së këngë shqiptare Vaçe Zela.

“Unë të kam parë, të kam ndjekur, të kam kënduar me vete por se pata kurrë fatin të të afrohem sepse kam qënë dhe jam shumë e vogël përpara teje. Sot je këtu afër dhe unë ndihej mallë siç edhe ti vetë ke thënë ” sa mallë kemi sa deti valë”. Ne Vaçe të duam shumë por ti vetë prapë e ke thënë “Dashuria është si kënga dhe duaje sot gjithë botën ta pushtoj”. Prandaj po të lë Vaçe që të na pushtosh siç na ke bërë gjithmonë, që atje lart tek yjet se pjesë e tyre ke qënë dhe je. Prej ku do të na vazhdosh të na shohësh duke na pushtuar të gjithve” tha ministrja.


Pas homazheve trupi i pajetë i Vaçes do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e Sharrës. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2014, ora 16:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori