Pas shumë ditësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i 10-vjeçarit (VIDEO)

Është gjetur pas 12 ditësh kërkime trupi i pajetë i 10-vjeçarit Sebastian Laska që u mbyt në ujërat e lumit Fan në Mirditë.

Trupi i vogëlushit është gjetur gjatë ditës së sotme.

Ai u mbyt në lumin pranë banesës së tij më 5 prill dhe trupi i tij u mor nga rrjedha e lumit Fan.

Mirditë/ Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të datës 05.04.2022, ku i mituri 10 – vjeçar S.L. banues në fshatin Shtrungaj, Mirditë, u mbyt në lumin Fan, Mirditë, ju informojmë se :

Pas shumë ditë kërkimesh intensive nga Polumbarët e Reneas, forcat policore të FNSH Shkodër, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Mirditë si dhe banorët e zonës, sot, rreth orës 12:00, u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë të tij, në afërsi të Diges së HEC-it të lumit Fan, në fshatin Reps, Mirditë.

Trupi i të miturit do të dërgohet pranë morgut të Spitalit Rajonal Rrëshen, ndërsa grupi hetimor do vazhdojë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 17.04.2022 12:26