Vijojnë "ëndrrat" e Irinejt: Kosova është Jerusalemi i Serbisë
Kanë kaluar 17 vite që kur këmba e fundit e ushtarit serb ka ikur nga Kosova, por ata e ngushëllojnë herë pas here veten me deklarata të forta politike duke e pretenduar atë territorialisht.

Kësaj radhe ka qenë Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej që ka deklaruar se “Kosova është Jeruzalemi i Serbisë” gjatë një interviste televizive në Serbi.

Me Kosovën, Irinej thotë se “ndërkombëtarët kanë bërë padrejtësi në historinë e kulturën tonë”, por se “kurrë nuk do të lejojmë që ta humbasim”.

Kosova nuk është vetëm gjeografi, është Jerusalemi ynë, toka jonë e shenjtë, gjithçka që është rënjë e kulturës dhe historisë serbe gjendet në Kosovë”, tha Irinej, transmeton lajmi.net.

Kur u pyet nëse mendon se Kosova mund të humbet nga Serbia, ai ka thënë se “na është krijuar kjo përshtypje në mendjen tonë”, por se “Kosova nuk bën të humbet” e “as që do e lejojmë një gjë të tillë”. “Nuk kemi probleme me shqiptarët, por politika po i shkakton këto probleme”, deklaroi partiarku serb. /Albeu.com/
Shtuar më 11/10/2016, ora 10:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori