“I bindur se së shpejti do ketë një zhvillim shumë pozitiv”, çfarë po paralajmëron presidenti i KE për Shqipërinë dhe Maqedoninë?

Presidenti i Këshillit Evropian, Cherles Michel u takua në Ohër me presidentin e Maqedonië Stevo Pendarovsku  dhe paralajmëroi aktivietete pozitive në javët e ardhshme sa i për fillimit të negociatave për anëtarësin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Bashkimi Europian është shumë i përkushtuar që Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria të fillojën negociatat për anëtarësim. Po bëhen të gjitha përpjekjet që të gjendet një zgjidhje e përbashkët e pranueshme për palët.  Jam i bindur se së shpejti do të ketë një zhvillim shumë pozitiv, që do të jetë shumë i rëndësishëm për vendin tuaj dhe mbarë rajonin,” tha Michel.

Në Ohër po zhvillohen punimet e Forumit të Prespës për Dialog.

Kujtojmë që BE i ka hapur dyert për fillimin e negociatave për anëtarësimin që në vitin2018, por ato ende nuk kanë nisur për dy vendet.

Penges për këtë është bllokada që i ka bërë Bullgaria, Maqedonisë e për pasojë ka mbetur edhe Shqipëria pas./albeu.com