Vihen ditën e vidhen natën, pukjanët grabisin katër herë transformatorët
Personat e papërgjegjshem vijojnë të dëmtojnë qëllimisht linjat e OSHEE ne Puke, duke vjedhur transformatoret e kabinave.

Nuk dëmtojnë vetëm kompaninë, por ky veprim antligjor dhe aspak human lë pa drita për orë të gjata banoret qe jetojne ne zona te thella malore.

Me poshtë vdeo e vendosjes se nje tjeter transformatori, te vjedhur naten ne fshatin Rrapë, Pukë, me 100 abonentë.

Falë ndihmës së banorëve të zonës, nisur nga terreni i vështire u bë e mundur vendosja e kabinës.

Duhet kuptuar se prona është perbashket, dhe kush vjedh transformatorin nuk demton vetem OSHEE, por lë pa pa drita me qindra familje.

Theksojme se është hera e 4 qe vidhen transformatoret, per te cilat kane nisur hetimet. /albeu.com/

Shtuar më 25/04/2018, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori