Policia e Lushnjës në bashkëpunim me policinë
Fier, kanë përfunduar me sukses operacioni e koduar "Gold".
Eshtë arrestuar shtetasi E.B., 24 vjeç, banues në Ura Vajgurore, pasi vodhi me dhunë varëset nga qafa 5 shtetaseve.
Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë dokumentimi i 5 vjedhjeve të kryera nga ky shtetas.
Konkretisht specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë dokumentuan këto 2 ngjarje:
•Në
datën 09.11.
2019">
2019, në afërsi të një banke në qytetin e Lushnjes, dyshohet se ka
vjedhur me forcë varësen nga qafa shtetases F.F.
•Në
datën 12.11.
2019">
2019, në afërsi të spitalit të qytetit të Lushnjes, dyshohet se i ka
vjedhur me forcë nga qafa varësen e floririt shtetases E.H dhe është larguar me vrap.
Gjithashtu, nga hetimet e kryera nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë
Fier, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i 3 ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Fierit ku autor i dyshuar është 24-vjeçari nga Ura Vajgurore.
Konkretisht:
•Në
datën 03.09.
2019">
2019 në lagjen "Liri Gero"
Fier, dyshohet se ka
vjedhur me dhunë varësen e shtetases A.Xh.
•Në
datën 29.10.
2019">
2019, në lagjen "Kongresi i Përmetit"
Fier, dyshohet se ka
vjedhur me dhunë varësen e shtetases F.P.
•Në
datën 31.10.
2019">
2019, në lagjen "Sheq i Madh"
Fier, dyshohet se ka
vjedhur me dhunë varësen e shtetases N.M.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë
Fier dhe Lushnjë për veprën penale "Vjedhja me dhunë".
Shtuar më 15/11/2019,
ora 13:37