Tifozët e Milanit optimistë për Championsin, festojnë së bashku para ndeshjes ndaj Atalantas (VIDEO)

Milani luan sonte në mbrëmje ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në Seria A.

Një fitore në fushën e Atalantës sjell realizimin e objektivit Champions League dhe rikthimin e klubit të famshëm në turneun e më të fortëve pas shumë vitesh mungesë.

Të gjithë po e presin me padurim sfidën ndaj skuadrës së Berat Gjimshitit, që ka siguruar kualifikimin në Champions League.

Tifozët kanë vendosur të karikojnë heronjtë e tyre përpara kësaj finale. Rreth 5000 ultras kanë zbarkuar në Milanello me kore dhe këngë motivuese.

Atmosfera shumë pozitive dhe tepër e nevojshme për djemtë e Stefano Piolit, të cilët janë nisur drejt qytetit të Bergamos nën koret e tifozëve, që po presin me padurim ta shohin sërish në Champions League ekipin e zemrës.


Shtuar 23.05.2021 14:47