Vidhte celularë, në pranga 71-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të moshuar nga Vlora pasi akuzohet për veprën penale të përsëritur “Vjedhje”.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se i moshuari, 71 –vjeçar është Lilo Skëndi dhe sipas policisë është dënuar edhe më parë.

Ai akuzohet se i ka vjedhur telefonin shtetasit me inicialet A.Z në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” në Tiranë.

“Më datë 20.02.2017, u arrestua shtetasi Lilo Skëndi, 71 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, ka vjedhur telefonin e markës “Vodafone”, shtetasit A. Z.

Parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal”,- thuhet në deklaratën e policisë./albeu.com/
Shtuar më 21/02/2017, ora 17:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori