Vidhnin transformatorët e kabinave elektrike në Dibër e Burrel, 4 të arrestuar
Policia e Burrelit ka vënë në pranga 4 persona pasi akuzohen se kryenin vjedhjen e transformatorëve të kabinave elektrike në zonën e Dibrës dhe Burrelit.

Po të njëjtat burime shtojnë se këta shtetas, pasi kryenin vjedhjet në Burrel, ktheheshin më pas në kryeqytet.

pranga kanë rënë shtetasit A. Murati, B. Tabaku, A. Haklaj dhe Y. Haklaj. Policia ka sekuestruar automjetin dhe pajisjet që të arrestuarit përdornin për çmontimin e transformatorëve.

Blutë vijojnë hetimet, për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar më 16/07/2017, ora 16:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori