Vidhnin skafe dhe i sillnin në Shqipëri, shkatërrohet banda në Greqi
Një operacion policor në Greqi i cili është zhvilluar ne ne Patra, Agrinjo, Astako dhe Ksiromero Aitiloakarnania ka shkatërruar një bandë që vidhte skafe.

Sipas policise, ne pranga jane vene 8 shtetas shqiptare, 4 meshkuj dhe 4 femra. Nga hetimet ka rezultuar se grupi kriminal dyshohet per 10 vjedhje dhe 2 tentativa vjedhje skafesh, 21 vjedhje motora skafesh, 3 vjedhje magazinash, 2 vjedhje trailer transporti skafesh, 4 vjedhje neper automjete, 8 vjedhje kafshesh me ne total 55 qengja.

Sendet e vjedhura grupi kriminal i conte ne Shqiperi duke i kaluar nga dogana me dokumenta te falsifikuar.

Veprimtarine e tyre e pezulloi perkohesisht situata me COVID-19, pasi kreu i grupit nuk mundi te hynte per nje periudhe nga Shqiperia ne Greqi.

Gjate kesaj periudhe nje pjese e grupit u mor me grabitje kafshesh ndersa nje pjese tjeter shfrytezonin per prostitucion nje vajze te mitur. Per kete te fundit jane ne kerkim edhe dy shtetas te tjere.

Shtuar më 11/07/2020, ora 08:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori