Vidhnin shtëpi luksoze dhe shpërndanin kokainë, arrestohen 7 shqiptarë në Mykonos
Policia greke ka ndërmarrë një operacion duke shkatërruar një bandë shqiptare, që ka kryer një sërë vjedhjesh nëpër shtëpitë e banorëve në Mykono.

Mësohet se janë arrestuar shtatë shtetas shqiptarë të moshës 23 deri në 39 vjeç dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Mbi shqiptarët rëndojnë veprat penale të organizimit të grupit kriminal, vjedhjes, dhunës ndaj nëpunësve civilë, hyrjes ilegale, posedimit dhe trafikimit të narkotikëve.

Personat e arrestuar u dërguan në Prokurorinë e Simvoulio Syros, ndërsa hetimi vazhdon me qëllim që të verifikohet përfshirja e tyre edhe në raste të tjera të ngjashme.
Shtuar më 20/07/2019, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori