“Nuk i presim me lule”, ministri ukrainas thirrje grave ruse: Merrini burrat tuaj në shtëpi ose do t’i humbni (FOTO LAJM)

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitry Kuleba i ka drejtuar një thirrje të fortë grave ruse, duke I kërkuar që të marrin burrat e tyre në shtëpi, pasi ukrainasit do i vrasin.

Thirrjen ministri e bëri përmes një postimi në Twitter, teksa krahas thirrjes ka nxjerrë edhe një fotografi të ushtarëve rusë të zënë rob.

Kuleba shprehet se ata nuk do t’i presin rusët me lule, prandaj nënat, gratë dhe vajzat ruse t’u bëjnë thirrje të tërhiqen nga vendi.

“Nëna, gra dhe vajza të ushtarëve rusë! Merrni burrat tuaj në shtëpi. Ata erdhën në një tokë të huaj për të vrarë njerëz të pafajshëm, për të shkatërruar shtëpitë tona. Qeveria juaj po gënjen. Populli i Ukrainës i pret me armë, jo me lule. Kërkoni nga autoritetet të ndalojnë luftën pushtuese, shpëtoni të dashurit tuaj!”, shkruan Kuleba në Tëitter.

Kujtojmë se Ukraina ka raportuar për më shumë se 3 000 ushtarë rusë të vrarë gjatë luftimeve të ditëve të fundit duke shënuar një rekord humbjesh për Rusinë gjatë dekadave të fundit./albeu.com/