Vidhnin makina e i shisnin për pjesë, bien në pranga vëllezërit
Policia ka vënë në pranga dy shtetas të cilët akuzohen se kanë vjedhur një makinë "Benz".

Në pranga kanë rënë Ermir dhe Irfan Azizi 26 dhe 28 vjeç, të cilët akuzohen për vjedhje të kryer në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, ata kane në pronësi një pikë varrezash me makina në Berat dhe pikerisht kontrolli aty i ka nxjerre zbuluar.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se shtetasit Ermir Azizi dhe Irfan Azizi (vëllezër), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 17.08.2018, në fshatin Kolonjë, Lushnje, kanë vjedhur automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit E.N.

Sipas policise, nga kontrolli ushtruar në pikën e varrezeve të automjeteve të quajtur “Azizi” në fshatin Poshnje, Berat, në pronësi të shtetasve Irfan dhe Ermir Azizi, është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E.N, të cilin e kishin çmontuar në disa pjesë me qëllim shitjen e tij për pjesë këmbimi.

Mësohet se Ermir Azizi ishte i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajte pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme proceduriale. /albeu.com/

Shtuar më 31/08/2018, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori