Vidhnin grekët prej 10 vitesh, kapet banda më në krye Fatmirën

Vetëm pak ditë më parë policia greke ka vënë në pranga 39 shqiptarë të cilët akuzohen se janë pjesë e një bande shqiptare që vidhnin qytetarët në stacionet e metrosë dhe në aeroport.

Policia greke ka bërë ditën e sotme me dije emrat e 39 shqiptarëve, duke publikuar dhe fotot e disa prej tyre.

36-vjeçarja shqiptare e quajtur Fatmira Cami qëndronte në krye të bandës, e cila tashmë ndodhet prapa hekurave.

Fatmira e drejtonte bandën së bashku me një 32-vjeçar, ndërsa mësohet se të paktën 49 persona kanë qenë pjesë e gjithë bandës.

Nga ana tjetër, bëhen me dije dhe detaje të tjera lidhur me faktin se Fatmira paguante edhe disa efektivë policie të korruptuar për t’u siguruar mbrojtje anëtarëve të tjerë.

Aktiviteti i bandës ishte përqendruar kryesisht në mëngjes, kur njerëzit shkonin në punë dhe u vidhnin portofolat, celularët dhe sende të tjera personale.

Shqiptarët e tjerë të bandës:

-Armand Peshku
-Enerida Konstandini
-Ermal Malasi
-Piro Lico
-Xhorxhi Duda
-Suzana Rrapaj
-Kristaq Shuli
-Eriton Habili
-Viola Hoxha
-Lazar Ranxhia /albeu.com/

Shtuar më 22/09/2017, ora 13:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori