Vidhnin gjatë ditës, ja si vepronte banda (VIDEO)
Një bandë e cila ishte e specializuar për vjedhjen e banesave është shkatërruar nga ana e uniformave blu. Ata vepronin gjatë ditës, ndryshe nga sa jemi mësuar ku vjedhjet kryen gjatë natës.

Nëpërmjet thyerjes se bravës se dyerve, këta dy te rinj u bene mankthi i policisë, ndërkohe që brenda 2 muajve numërojnë mbi 30 vjedhje banesash në kryeqytet.

Operacioni per vjedhjen e radhës fillon ne orën 10 e 30 minuta. Ne këtë filmim, këta dy persona shfaqen ne rrugën “Pjeter Bogdani” ne afërsi te shkollës “Edith Durham”.

Pasi kanë studiuar mirë zonën dhe janë siguruar se në banesë nuk ka njeri, ata veprojnë. Fillimisht, i riu i identifikuar nga policia si Erind Kodra, hyn i vetëm në pallat, ndërkohë që dy të tjerët, presin poshtë për të kontrolluar zonën.

Por ajo që 29-vjeçari nuk dinte është se në brendësi të pallatit kishte një kamera sigurie, e cila në momentin e daljes e filmon. Por edhe pas kësaj, tre hajdutët futen sërish në pallat dhe pasi mbarojnë punë, dalin nga ashensori dhe mbrohen që të mos identifikohen, pasi shoku i tyre i kishte lajmëruar se kishte kamera sigurie.

Policia arriti të dokumentonte mbi 30 vjedhje banesash në zona të ndryshme të Tiranës. Në pranga ranë Danjel Dushku, Erind Kodra dhe Gentjan Kala, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim. /albeu.com/

Shtuar më 28/06/2016, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori