Vidhnin energji, arrestohen 3 ndërtues dhe pronari i një restoranti të njohur
Aksioni i OSHEE në Vlorë në 12 orët e fundit ka regjistruar tre raste të vjedhjes së energjisë.

Dy raste janë rilidhje e paligjshme, ndërsa rasti i tretë u kap gjatë natës, pronari i një restoranti të njohur në Dhërmi duke vjedhur energji me linjë të dytë.

Ne 24 orët e fundit, OSHEE Vlorë ka proceduar penalisht 5 raste, ku tre janë biznese ndërtimi dhe restoranti.

'Aksioni është i përqendruar natën, ku vjedhësit hedhin grepat duke u furnizuar abuzivisht, madje dëmtojnë linjat',- thanë burimet zyrtare nga OSHEE. /albeu.com/

Shtuar më 09/07/2017, ora 11:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori