Vidhnin dhe shisnin aksesore makinash, arrestohen 2 persona në Tiranë
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin "Navi" duke vënë në pranga dy shtetas në pranga dhe shpallur një në kërkim.

Mësohet se të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Vjedhja me dhunë”dhe “Vjedhje” pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin sensor, navigatorë, pasqyra dhe aksesorë të tjerë automjetesh, të parkuara në zona të ndryshme të Tiranës.

Mësohet se të arrestuarit janë: Ingrit Zeqo, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Olgert Çfarku, 33 vjeç ndërsa i shpallur në kërkim është shtetasi A. P., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ingrit Zeqo më datë 19.01.2017, rreth orës 20:30, ka tentuar të vjedhë navigatorin e automjetit tip "Mercedezs Benz", por është pikasur nga pronari i automjetit shtetasi A. K., të cilin e ka goditur me mjete të forta.

Menjëherë pas lajmërimit tek numri i emergjencave 112, kanë shkuar Shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr 1, të cilët kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të Ingrit Zeqo, ku me vete i janë gjetur tre kaçavida dhe një palë doreza.

Aksesorët dyshohet se janë nga automjetet e vjedhura nga shtetasit Ingrit Zeqo dhe A. P., të cilët dyshohen të jenë autor të disa vjedhjeve në zona të ndryshme të Tiranës.
Aksesorët e automjeteve të vjedhura, shtetasit e lartë përmendur i'a shisnin shtetasit, Olgert Çfarku.

Materialet Proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë./albeu.com/
Shtuar më 21/01/2017, ora 13:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori