Vidhet transformatori, 400 familje pa energji elektrike në Librazhd
Pëlqej
Rreth 400 familje të pesë lagjeve në fshatin Xhyrë, të komunës Hotolisht në Librazhd kane qe mbremjen e se henes pa energji elektrike dhe shkak është bërë vjedhja e transformatorit të kabinës elektrike të fshatit.

Sipas policise vjedhja është kryer nga një grup personash me një automjet, me të cilin kanë bërë dhe transportin e transformatorit. Hajdutet kane shkeputur të gjithë përcjellësit e linjave të kabinave elektrike dhe më pas kanë marrë transformatorin. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shtuar më 12/08/2014, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori