Vidhet shkolla 9-vjeçare në Gjorm të Kurbinit
Një shkollë 9 vjeçare në Kurbin është vjedhur nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa në rajonin e policisë denoncimi ka ardhur nga drejtuesit e këtij institucioni.

Mësohet se gjatë natës së lenë pas, në fshatin GjormKurbinit, nga persona të paidentifikuar është vjedhur shkolla 9-vjeçare e këtij fshati.

Burime nga policia bëjnë me dije se autorët kanë vjedhur 10 kompjutera, një skaner dhe një videoprojektor. Nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Kurbinit, për veprën penale të “Vjedhjes”. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 09:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori