Televizioni ABC dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” firmosin marrëveshje bashkëpunimi

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe televizioni ABC kanë firmosur sot marrëveshjen e bashkëpunimit, për të mundësuar praktikën profesionale të studentëve të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit – Departamenti i Teknologjisë se Informacionit (FTI-DTI).

Drejtori i Përgjithshëm i ABC, Idaver Sherifi, është shprehur se bashkëpunimet me universitetet është një vlerë e shtuar dhe avantazh të cilën tregu duhet ta shfrytëzojë.

“Në një treg ku vuajm për staf të kualifikaur teknik, bashkëpunimi me universitet është një mundësi e mirë për ne si televizion pasi gjejmë mundësinë e zbulimit dhe rekrutimit të studentëve të aftë për të cilët kemi nevojë, por edhe universitetet dhe vet studentet, pasi ju krijohet mundësi praktike, trajnimi por edhe punësimi edhe gjatë kohës që janë student.”

Në anën tjetër, zv. Rektorja e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Prof. As. Eva Allushi, është shprehur se Universiteti “Aleksandër Moisiu” ka potencial për ti dhënë më shumë tregut dhe se bashkëpunimi me kompanitë nga tregu është synim primar i universitetit.

Në takim të pranishëm ishin edhe koordinatorja e projektit, Prof. As. Albana Ndreu-Halili dhe Drejtori i Administrimit dhe i Shërbimeve Akademike, Xhafer Rakipllari. /albeu.com/