Vidhet kazinoja në Tiranë nën kërcënimin e një pistolete lodër
Një kazino është grabitur sot nën kërcënimin e një pistolete lodër. Ky rast është shënuar rreth orës 13:30, tek kryqëzimi i "21 dhjetorit", në një qendër lojrash fati.

Një shtetas ka përdorur një pistoletë lodër, me të cilën ka kërcënuar punonjësin e kazinosë, duke marrë xhiron ditore.

Blutë e Tiranës, së bashku me grupin hetimor po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2016, ora 16:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori