Vidhet hekurudha, rebelohen banorët
Pëlqej
Të pajisur me mjete transporti, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur shinat e hekurudhës. Nga ana e policisë raportohet se janë vjedhur 170 metra shinë të hekurudhës Vorë-Fushë Krujë.

Konstatimi për këtë vjedhje është bërë nga punonjës të hekurudhës. Banorët e zonës bëjnë me dije se autorët e vjedhjes kanë qenë të pajisur me mjete transporti.

Ata shprehen shumë të shqetësuar, ndërsa shtojnë se kjo është vjedhja më e madhe në shinat e hekurudhës. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori