Vidhet banesa e Fatos Lubonjës, zhduket piktura
Pëlqej
Fatos Lubonja
Vidhet shtëpia e analistit të njohur, Fatos Lubonja. Burime nga policia bëjnë me dije se mbrëmjen e djeshme në qendër të kryeqytetit është vjedhur apartamenti i Lubonjës. Të njëjtat burime sqarojnë se bëhet fjalë për banesën e analistit, e cila ndodhet mbrapa zonës së restorant "Piaca".

Sipas policisë, gjatë orëve të vona të natës, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e Lubonjës dhe kanë marrë prej aty disa sende të tij personale.

Policia është duke hetuar për zbardhjen e ngjarjes, por deri tani nuk ka asnjë të re për autorët e mundshëm të kësaj vjedhjeje. /albeu.com/



Shtuar më 28/09/2014, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori