OKB bën bilancin: Ky është numri i civilëve të vrarë nga sulmet në Ukrainë

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë bilancin e personave të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë nga sulmet e 24 orëve të fundit.

Sipas OKB-së, bëhet me dije se të paktën 6236 civilë janë vrarë gjatë pushtimit rus në Ukrainë.

Në një deklaratë të dhënë ditën e hënë nga agjencia e OKB theksohet se midis viktimave janë 6 vajza, 10 djem dhe 30 fëmijë të tjerë të gjinive të cilët nuk dihen ende. Nga ana tjetër, të paktën 1125 civilë janë plagosur.

“Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet me raketa ajrore. OHCHR beson se shifrat aktuale janë dukshëm më të larta, pasi marrja e informacionit nga disa vende ku kanë ndodhur luftime të ashpra është vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit”, thuhet në deklaratën e agjencisë./albeu.com/


Shtuar 14.03.2022 17:00