Videot 3D të rindërtimit të skenës së aksidentit të Olldashit (VIDEO)
Eshtë rindërtuar në video 3D itinerari i rënies së makinës së Olldashit. Skenari është riprodhuar nga 4 ekspertët që kanë hartuar për Prokurorinë raportin auto-teknik.

Sipas raportit që pasqyrohet në 5 sekuencat (videot) e para, makina ka dalë nga rruga me 45 km në orë, ka ecur përgjatë rrëpirës deri në fund të saj dhe aty është përmbysur. Në momentin e përmbysjes, sipas raportit ka qenë me vetëm 11 km në orë.

Ndryshe nga çfarë pretendohej më parë, makina nuk ka bërë saltro, por thjesht ka vazhduar ecjen me shpejtësi fare të ulët, dhe në fund është përmbysur, me një rrotullim të vetëm.

Shpejtësia e ulët është edhe arsyeja që 5 sekuencat e tjera tregojnë se me atë shpejtësi, makina do ishte devijuar nga një barrierë anësore hipotetike dhe do kishte vijuar rrugën normalisht.

Portali Albeu ju fton të shihni më poshtë videot e siguruara nga Gazeta Dita:











>







Shtuar më 27/11/2013, ora 23:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori