E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Videoskandali në QSUT, kapen dy të rinjtë
Lidhur me videoskandalin në QSUT, policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e dy personave të tjerë, të cilët akuzohen për 'ngacmim seksual'. Bëhet fjalë për dy të rinj të moshës 18 vjeç.

Ata janë Albi Bocaj dhe Patrik Kaço. Pamjet shokuese të cilat kanë qarkulluar në YouTube, ku një vajzë e sëmurë ngacmohet seksualisht nga të rinj në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, menjëherë kanë vënë në lëvizje strukturat e policisë.

Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me policinë kanë ndaluar shtetasin 25-vjeçar E.Pasha, me akuzën “ngacmim seksual”, ndërsa sot jane ndaluar edhe 18-vjeçaret Albi Bocaj dhe Patrik Kaço.

Ngjarja ka ndodhur në një nga pavionet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, ku e sëmura gjendej për trajtim mjekësor. /albeu.com/


Shtuar më 05/01/2015, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori