Videoskandali në QSUT, "arrest me burg" për Evarist Pashën
Lidhur me skandalin në QSUT, pak më parë është dhënë masa e sigurisë për shtetasin Evarist Pasha, 24 vjeç. Ai akuzohej për ngacmim seksual, e ndërsa masa e sigurisë dhënë nga Gjykata e Tiranës është "arrest me burg".

Ndërkaq, gjykata ka vendosur masën "detyrim paraqitje" për adoleshentët me iniciale P.K., dhe A.B., pasi akuzohen për moskallëzim krimi.

Kujtojmë këtu se video u publikua në rrjetet sociale në 2 janar, ku edhe ngjalli reagime të ashpra. Në video tregohen dy të rinj teksa abuzojnë seksualisht me një vajzë të re, të shtrirë pa ndjenja në krevat në një ambient spitalor.

Personi që regjistron videon që zgjat rreth 50 sekonda shprehet se ndodhen në spitalin "Nënë Tereza" dhe gjatë kohës që djemtë abuzojnë me vajzën e re, ata komentojnë dhe veprimet e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2015, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori