E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Videoskandali me minorenen në spital, të rinjtë e quajnë lojë
Dy të rinjtë e arrestuar dje, kanë thënë në rajonin e policisë se videon e morën për lojë dhe se nuk e dinin se kjo gjë përbënte krim.

“Ne nuk kemi marrë pjesë në regjistrimin e videos. Nuk kemi asnjë lidhje me ngacmimet seksuale që i janë bërë vajzës, të cilët ne e njohim. Ne e quajtëm si një lojë mes shokësh dhe nuk menduam se videoja do të përbënte një ngjarje kaq të madhe”, kanë thënë në polici dy të arrestuarit e djeshëm, Albi Boçaj dhe Patrik Kaça, 18 vjeç, e banues në Tiranë.

Lidhur me këtë akt, uniformat blu vijojnë hetimet dhe kanë shpallur në kërkim dy persona të tjerë. Bëhet fjalë për Andi Bushaj, 19 vjeç dhe Dejvi Lamaj, 18 vjeç, të cilët mendohet se janë edhe autorët e regjistrimit të videos. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori