Videoskandali i policit, Lleshaj reagon me gjysmë zëri
Ditën e sotme në media ka qarkulluar një skandal i rëndë ku një efektiv policie i dërgonte video nudo një vajze vetëm 15 vjec.

Por vetëm pak kohë më parë, Lleshaj deklaronte se ai identifikohej me Policinë e Shtetit.

Nëse ata shiheshin të dehur, sipas Lleshajt ishte ai pas tyre, nëse ata shiheshin duke thyer ligjin ishte po ai pas tyre.

Por ditën e sotme të gjithë në rrjete sociale, kanë pyetur veten nëse identifikohej Lleshaj me një polic të tillë pervers.

Ndërkohë ai ka reaguar për këtë cështje në rrjete sociale. Në vend se të kërkojë falje, apo të flasë për ngjarjen e rëndë, Lleshaj ka mbrojtur veten nga deklarata e dikurshme.

REAGIMI I PLOTË

Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë. Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer.

Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij dhe atyre që i gëzohen ekzistencës së tij. Mbështetje për Policinë e Shtetit Shqiptar! /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019, ora 19:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori