Videoja u bë virale, nis hetimi për shqiptarët që u jepnin urdhra ushtarëve grekë (VIDEO)
Pas publikimit të videos dhe bërjes së saj virale, ushtria
greke ka nisur hetimet për ushtarët shqiptarë, të cilët i përkasin Forcës
Greke të Qipros.
Burimet zyrtare u kanë konfirmuar mediave
greke se zyrtarët e Shtabit të Përgjithshëm zbuluan se
videoja që u publikua në
mediat sociale është autentike dhe shumë shpejt ushtarët u identifikuan.
Mediat greke shtojnë se ka shumë mundësi që shqiptarët të jenë rezervë dhe jo anëtarë të përhershëm të ushtrisë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Charalambos Lalousis, urdhëroi menjëherë hetimet.
Nga të dhënat e para mësohet se
videoja nuk kishte qëllime nacionaliste dhe ishte një shaka rinore, po për shkak se është xhiruar në kampin e Forcës
Greke të Qipros, ka marrë dimensione serioze, për shkak të çeshtjes kombëtare të Greqisë.
Të rinjtë pritet të kërkojnë falje për këtë veprim.
Shtuar më 15/01/2021,
ora 19:39