Videoja intime, Romina Kuko: Aludohet pa pikë turpi për mua dhe Sorecën (FOTO LAJM)
Prej disa ditësh në media po
aludohet në lidhje me një
video intime që pasqyron momente mes një zyrtareje të ministrisë së Brendshme në vend me një ambasador të huaj.
Ndërkohë që ende kjo
video nuk është bërë publike, ka reaguar zv/ministrja e Brendshme Romina
Kuko.
Me anë të një postimi në Twitter,
Kuko bën me dije se po
aludohet që është ajo personi në
video krah ambasadorit Soreca.
Zv/ ministrja i referohet disa shkrimeve ku ajo është nxjerrë në krah të ambasadorit duke u aluduar për një
video intime mes tyre.
"Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët!Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!"- shkruan
Kuko. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2019,
ora 19:54