Videoja e s*ksit të ambasadorit, Artan Hoxha: Këshilltari të thirret në Prokurori
Gazetari Artan Hoxha ka bërë thirrje që Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidencës të merret në mënyrë urgjente në Prokurori në lidhje me videon e paralajmëruar se Presidenca ka një video ku një ambassador kryen marrëdhënie me një zyrtare të kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se Blushi duhet të merret në pyetje, bazuar në statusin që ka publikuar në rrjetet sociale, ku lajmëron publikimin e një videoje të fortë.

“Urgjentisht të thirret, të merret në pyejte. Ai është zyrtar, ç’është kjo video që paralajmërohet, aq më tepër kur është kërcënuar dhe shantazhuar Gjykata Kushtetuese.

Tedi Blushi flet si zyrtar i Presidencës dhe jo si gazetar. Unë them që po bëhet shantazh,”- tha Artan Hoxha.

Shtuar më 18/11/2019, ora 22:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori