Videoja e sherrit mes Salianjit dhe Gjonit, si nisi gjithçka për të përfunduar tek grushtet (VIDEO)
Emisioni i mbrëmshëm "Open" i Eni Vasilit u shoqërua me përplasje të forta verbale dhe më pas fizike mes deputetit të LSI-së, Ralf Gjoni dhe ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji.

Pasi janë konfruntuar në studio me fjalë dhe fyerje, ata kanë dalë jashtë në fund të emisionit duke u godutur me grushte me njeri-tjetrin.

Gjithçka nisi nga debati që Salianji dhe Gjoni patën teksa ishin të ftuar në emisionin “Open”.

Ish-deputeti Salianji është shprehur se deputetët e “Opozitës së re”, nuk i hyjnë në punë as dreqit dhe se janë futur në parlament për të marrë një rrogë.

Kurse Gjoni është përgjigjur duke theksuar se mënyra se si ish-deputetët duan t’i zgjidhin gjërat është me dhunë, duke kujtuar këtu edhe rastin që vetë atij i hodhën bojë, shumë pranë banesës së tij.

Përplasja ka qenë me grushte mes tyre, por nuk dihet ende se cili e nisi i pari.

Në videon e mësipërme është momenti se si nisi sherri verbal mes të dyve. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2019, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori