Videoja e grabitjes së parave në Rinas po bën xhiron e botës (VIDEO)
Agjencia e njohur, Reuters ka publikuar videon e grabitjes, duke theksuar se ajo ka ndodhur në mesin e ditës, rrugës për në aeroportin kryesor të vendit, teksa shoferët filmuan me celularë ngjarjen.

Videoja tregon personat e veshur me të zezë, teksa transferojnë me qetësi dhjetë thasë me para në makinat e tyre, të cilat më pas u braktisën dhe iu vu zjarri.

“Uau, sa shumë thasë,” bërtet një shofer, teksa filmon grabitjen.
Personat e armatosur janë të lirë. Si për të lënduar akoma më shumë plagën, makinat e grabitjes u gjetën të djegura në Rrugën e Hajdutëve, një fshat jo shumë larg kryeqytetit”, shkruan agjencia./Albeu.com/

Shtuar më 10/02/2017, ora 21:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori