Videoja e bujshme, Jonida Maliqi flet për herë të parë e pranon lidhjen intime me Florin
Mëngjesin e sotëm, Jonida Maliqi ishte e ftuar në emisionin “Rreze Dielli”.

Jonida Maliqi ka folur për herë të parë për një video të publikuar në media, ku ajo shfaqet me Flori Mumajesin në rrugë.

“Dua të jem e drejtpërdrejtë ashtu siç kam qenë gjithmonë. Çdo njeri ka njerëzit që e duan dhe ata që nuk e simpatizojnë, qoftë edhe nga ekrani kur nuk e njohin dikë.

Mëgjithatë ajo që mua më vjen keq është që ne po kultivojmë gjëra aspak të moralshme e njerëzore, kalojmë edhe limitet e privatësisë dhe për këtë e ka fajin media.

Duhet të dijnë të bëjnë një baraspeshë me individin, karrierën, personalen, atë që përfaqëson.

Megjithatë, nuk do doja të zija asnjë emër, unë jam një femër beqare, kur dua dua fort dhe nuk kam turp ta shfaq atë, jam një femër që kam moral.

Ndaj vendos shumë herë të iki nga ky vend, sepse këtu të mungon qetësia e privatësia, njerëzit xhirojnë me telefon e i dërgojnë nëpër redaksi.

Nuk e kuptoj çfarë ka të jashtëzakonshme, por këta individë nuk marrin as para, thjesht mbushin shpirtin e tyre bosh.

Ajo që më vret, janë njerëzit e sëmurë që arkivojnë gjëra dhe i përdorin në momentin më kulminant të karrierës sime. Zoti ua ktheftë, kaq!” shprehet Jonida Maliqi në “Rreze Dielli”.

Në videon Jonida shfaqej në Francë së bashku me Florin dhe dukej që video ishte shkrepur kohë më parë, pasi Jonida shfaqet me flokët bjonde.
Shtuar më 01/01/2020, ora 11:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori