Videoja e atentatit: Si u qëllua miku i Llanajve në Vlorë (VIDEO)

Në datë 14 janar të këtij viti në lagjen 'Pavarësia' në Vlorë Mikel Mehmeti u plagos në një atentat me armë zjarri.

Automjeti i Mikel Mehmetit 'Audi A3' me targa AA 653 VC, u qëllua nga një tjetër makinë tip fuoristradë duke e plagosur në tre vende të ndryshme 41-vjeçarin.

Videoja e sulmit e publikuar nga Report TV tregon momentin kur autorët kanë ndaluar disa sekonda dhe nga makina e tyre dhe kanë qëlluar Mehmetin fillimisht 5 herë, i cili ishte dukë lëvizur me 'Audi A3'.

Pas të shtënave të para me breshëri autorët kanë kthyer makinën dhe për t'u siguruar se e kanë ekzekutuar e kanë qëlluar sërish në ecje dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Mehmeti është kapur në befasi dhe nuk ka pasur asnjë mundësi reagimi, pasi ka qenë në timon, por fatmirësisht ka arritur që të mbijetojë.
Shtuar më 01/02/2019, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori