Flamuri
shqiptar është djegur mbrëmjen e djeshme nga
minoritari grek, Manolis Vito, në mes të
Sarandës.
Në videon e publikuar nga vetë
minoritari në faqen e tij të Facebook, janë numëruar shumë komente nga
shqiptarë të revoltuar të vilët i kanë bërë thirrje t'i dalë përballë të sqarohen po qe burrë.
Pas shumë komentesh nga
shqiptarët e revoltuar,
minoritari grek është detyruar të fshijë videon në fjalë, nga e cila mundëm të shkëpusim pak momente, të cilat mund t'i shikoni në galerinë e bashkëngjitur lajmit.
Rikujtojmë se në një portal nacionalist
grek të quajtur "Himara.gr", një ushtar që mbante në uniformën e tij flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë, shkruante se në Greqi është krijuar ushtria për të çliruar Vorio Epirin. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2020,
ora 23:04