Video-skandali, Shehu: Akt i turpshëm, dënim përgjegjësve
Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me videon shokuese të ngacmimit seksual të një pacienteje në spitalin që dyshohet të jetë Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza".

Ai i dënon dhe i quan të turpshme pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale e më tej në media.

"Një video shokuese qarkullon në media dhe mjetet sociale të komunikimit. Pamje të turpshme e thellësisht të dënueshme", shprehet koordinatori për shëndetësinë në PD.

Ndërsa në lidhje me dyshimet se videoja mund të jetë regjistruar në QSUT, ai shprehet: "Dikush përmend QSUT si 'skenën e atij krimi'. QSUT në vite ka qenë dhe mbetet qendra e intelektualizmit, kërkimit shkencor e devocionit ndaj të sëmurëve. Unë kërkoj e inkurajoj të gjitha organet përkatëse për një hetim sa më të shpejtë e objektiv për zbardhjen e të vërtetës. Dënimin e përgjegjësve kushdo e kudo qofshin ata", shkruan më tej Tritan Shehu. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2015, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori