Video greke: I dhunuari në burg nga policët grekë ishte shqiptar
Albeu.com
Një tjetër skandal pamjesh filmike ka plasur në Greqi ku një emigrant shqiptar i dënuar për trafikim lëndësh narkotike rrihet dhe dhunohet me mënyra nga më çnjerëzoret nga policiët helen.E treta brenda një kohe shumë të shkurtër, kjo video që tregon racizmin grek ndaj emigrantëve shqiptarë, tregon çastet kur policët grekë qëllonin me shkop gome mbi të arrestuarin duke arritur deri në momente kur atij mo i merrej fryma. Në bisedat mes policëve që ushtrojnë dhunë, dëgjohen të qeshurat dhe fyerjet që ata i drejtojnë shqiptarit, emri i të cilit ende nuk është bërë publik nga autoritetet greke.

Ndërkohë, emigranti shqiptar ishte dënuar nga gjykata greke me 14 vjet vjet heqje lirie pasi ishte kapur me 2.2 kilogram heroinë. Ngjarja e shëmtuar ka ndoshur në muajin nëntor të vitit 2004.

Nga ana tjetër, autoritetet greke kanë bërë të ditur se kanë nisur hetimet ndaj
policëve që kanë shtruar dhunë ndaj emigrantit shqiptar.

Pamjet filmike të regjistruara nga një telefon celular, u transmetuan nga kanali më i madh televiziv grek, Mega. start
Shtuar më 04/07/2007, ora 17:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori