Një
video e shpërndarë këto ditë në rrjetet sociale tregon kreun e KLSH Bujar
Leskaj, në një pamje krejtësisht të pazakontë për një funksionar.
I veshur vetëm me një kanotierë të bardhë,
Leskaj shihet teksa realizon një ndeshje mundje me një burrë tjetër.
Sikurse
shihet në
video, ngjarja zhvillohet në ambientet e një lokali,
ndërsa një grup tjetër burrash e shoqërojnë “ndeshjen” me thirrje dhe tifozeri.
Nuk dihet koha kur është realizuar kjo
video,
ndërsa kujtojmë që Leksaj edhe pse qëndron në krye të KLSh i ka mbaruar tashmë mandati dhe pritet të zëvendësohet sipas procedurës. /Opinion.al
Shtuar më 08/06/2020,
ora 22:10