Video e rrallë, si dukej qendra e Tiranës në vitet '30 (VIDEO)
Pëlqej
Nga Ilir Ikonomi
Banka e Shtetit është në ndërtim e sipër, djathtas duket Kafe Kursal, fshatarët sjellin barrë me dru për ngrohje, në Rrugën e Kavajës qarkullojnë karroca dhe automobilë.

Tirana, qyteti në luginë, që i bënin karshi malet gri dhe kodrat e gjelbëruara, merrte lezet nga shtëpitë dollmallije prej qerpiçi dhe vilat dykatëshe me bahçe frutash.

Rrugët nuk ishin dhe aq të mira, por ajo shihej nga udhëtarët si qyteti miqësor dhe i këndshëm për të jetuar.

Madje, për disa diplomatë të huaj, Tirana meritonte të quhej kryeqyteti më i bukur i Evropës! Kështu kanë thënë.
Shtuar më 15/09/2018, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori