Policia e Shtetit ka reaguar menjëherë pas deklaratës së PD në lidhje me publikimin e disa pamjeve filmike të drogës në zonën e Lumit të Vlorës.
“
Policia e Shtetit falenderon subjektin politik që me deklaratat dhe
pamjet e shfaqura sot, u bën jehonë aksioneve të Policisë së Shtetit dhe luftës së pandërprerë kundër kultivimit të narkotikëve.
Pamjet që u transmetuan sot nga PD janë filmuar nga vetë
Policia e Shtetit si pjesë e punës intensive për dosjen hetimore përkatëse.
Bazuar mbi këto hetime (përfshirë edhe
pamjet) u zhvillua aksioni për asgjësimin e këtyre bimëve narkotike dhe vënien para përgjegjësisë
ligjore të autorëve të shkeljes së ligjit.
Ndërkohë,
Policia e Shtetit bën me dije se kanë nisur verifikimet dhe do të vihen përpara përgjegjësisë
ligjore e penale të gjithë punonjësit e policisë, të cilët kanë nxjerrë sekretin hetimor, duke ekspozuar detaje të një dosje në hetim”, thuhet më tej në një deklaratë të Policisë së Shtetit. /albeu.com/
Shtuar më 29/07/2016,
ora 14:44