U dyshua për koronavirus, dalin rezultatet e analizave të nënpresidentit amerikan

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, ka rezultuar negativ në testet për koronavirus.

“Ju raportojmë me kënaqësi se rezultatet e testimit për koronavirus kanë dalë negative për nënpresidentin Mike Pence dhe bashkëshorten e tij, Karen Pence”, shkroi në “Tëitter” zëdhënësja, Katie Piller.

Pence deklaroi se nuk ka qëndruar në Shtëpinë e Bardhë që nga dita e hënë.

“Ai nuk ka qenë në Shtëpinë e Bardhë që nga dita e hënë. As presidenti as unë nuk kemi pasur kontakte me atë pjesëtar të stafit”, tha Pence gjatë një konference për gazetarë para testimit.


Shtuar 22.03.2020 07:56