Vetëvaret në kasollen e bagëtive i moshuari nga Bulqiza
Një 70-vjeçar i ka dhënë fund jetës rreth orës 18:00, në fshatin Çerenec i Epërm të Bulqizës, duke u vetëvarur me litar.

Aktin e të moshuarit me inicialet L.M e kanë raportuar në polici familjarët.

Mësohet se i moshuari ishte varur me litarkasollen e bagëtive, ndërsa trupi ishte parë nga djali i tij.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjeko ligjor dyshohet se vdekja është shkaktuar si pasojë e vetëvarjes në litar.

Eksperti mjeko-ligjor gjatë këqyrjes së trupit të viktimës nuk ka konstatuar asnjë shenjë dhune a dëmtim tjetër përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja në litar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje./albeu.com/
Shtuar më 24/03/2017, ora 22:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori