Vettingu u mbyll dyert e profesionit të skualifikuarve dhe të dorëhequrve nga procesi
"Prokurorët dhe gjyqtarët e skualifikuar apo që janë dorëhequr gjatë procesit të Vettingut nuk do të pranohen nga Shoqata e Avokatëve, që do të thotë se nuk mund të punojnë as si avokat". kanë qenë këto fjalët e Kryetarit të Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia.

Kjo u mbështet dhe u përshëndet edhe nga deputetë socialistë dhe kreu i Komisionit të Ligjeve. “T’u qëndrojmë fort këtyre neneve bllokuese, tha deputeti i PS, Bashkim Fino, ndërsa Ulsi Manja vijoi: “Nuk mund të fusim nga penxherja ata që largojmë nga Vettingu. Nuk mund t’i pastrojmë në një anë dhe nga ana tjetër t’i sjellim sërisht në sallën e gjyqit”. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2018, ora 19:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori