VETTINGU/ Kuvendi miraton ngritjen e dy komisioneve Ad Hoc
Kuvendi u mblodh gjatë pasdites së sotme ne seancë të jashtëzakonshme për të miratuar ngritjen e dy komisioneve Ad Hoc.

Komisionet e vettingut përbëhen respektivisht nga 12 anëtarë, 6 të propozuar mazhoranca dhe 6 opozita; si dhe komisioni me 6 anëtarë, 3 nga mazhoranca dhe 3 nga opozita.

Për komisionin qe ka ne total 6 anetare dhe 3 jane nga mazhoranca, u miratuan me 82 vota anëtarë: Ervin Bushati, Vasilika Hysi dhe Vangjel Tavo.

Ndërsa në komisionin me 12 anëtarë LSI ka terhequr nje nga kandidatet e vet dhe i ka dhene anetar PDIU.

Ndersa ishin kandidat Silva Taka dhe Luan Rama, Taka eshte terhequr dhe i ka lene anetarin PDIU, qe eshte Mesila Doda./Albeu.com/
Shtuar më 18/04/2017, ora 19:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori