VETTINGU/ Heqin dorë nga formularët edhe dy gjyqtarët e dënuar Çobo e Hoxha
Ka shkuar në 8 numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë shmangur proçesin e Vettingun. Mësohet se edhe dy gjyqtarë të tjerë kanë refuzuar të dorëzojnë deklaratat e pasurisë.

Dy emrat e gjyqëtarëve janë Ibrahim Hoxha dhe Shyqyri Çobo, emra shumë të njohur për publikun.

Gjykata e Krimeve te Renda e ka dënuar Shyqyri Çobon me një vit e tetë muaj shërbim prove si dhe nuk do të ushtrojë detyre publike për 5 vitet e ardhshme.

Ish-gjyqtar i Beratit u dënua nga gjykata me akuzën se kërkoi të favoreve seksuale.

Këtë vepër, sipas akuzës Çobo e ka konsumuar pasi me anë të bisedave dhe mesazheve telefonike ka kërkuar favore seksuale nga një grua e cila ishte në një proces divorci.

Ndërsa Ibrahim Hoxha dënua me 2 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pasi akuzohet për korrupsion pasiv.

Hoxha akuzohet se mori 600 mijë lekë për të ndryshuar një vendim gjyqësor. /albeu.com/

Shtuar më 01/02/2017, ora 12:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori